Afati i fundit për Presidentin dhe përplasja me VV'në, Osmani pritet të mbajë sot konferencë për media - Gazeta Express
string(100) "afati-i-fundit-per-presidentin-dhe-perplasja-me-vvne-osmani-pritet-te-mbaje-sot-konference-per-media"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 11:24

Afati i fundit për Presidentin dhe përplasja me VV’në, Osmani pritet të mbajë sot konferencë për media

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 11:24

Presidentja Vjosa Osmani pritet të mbajë një konferencë për media pasdite. Presidenca tha se do të njoftojnë me kohë.

Konferenca e saj vjen pas zhvillimeve të fundit për çështjen e zgjedhjes së Presidentit derisa sot është afati i fundit për nisjen e procedurës së zgjedhjes së të parit apo të pares së shtetit.

Osmani nuk u kandidua nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e nxori kandidatin e saj Glauk Konjufca për President.

Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar një takim pak ditë më parë rreth kësaj çështje dhe nga takimi dolën pa një rezultat.

Në seancën e sotme solemne për Epopenë e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, Osmani e Kurti nuk u përshëndetën mes vete.

Në vitin 2021, Osmani e Kurti i hynë garës bashkë me një marrëveshje për postet që i mbajtën më pas.

Por, kur pritjet ishin që Vetëvendosje të ketë sërish Osmanin kandidate për presidente, e cila shfaqi ambiciet edhe për një post, nisi krisja e raporteve mes tyre me zyrtarizimin e Konjufcës për kandidat për president.

Nga stafi i Osmanit mbrëmë u shkëmbyen replika me zyrtarë të Vetëvendosjes mbi çështjen e sigurimit të votave për Osmanin./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement