Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka thënë se ofertën e Vetëvendosjes për 33 nënshkrime për t’ia mundësuar presidentes kandidimin edhe për një mandat, do ta pranonin nëse ajo vije më 57 votat e partisë në pushtet për Osmanin.
“Padyshim që nënshkrimet do t’i pranonim nëse ato do të vinën edh em 57 votat e Vetëvendosjes, ashtu siç ka qenë marrëveshja fillimisht. Është interesante se gjërat kanë ndryshuar gjatë rrugës, kështu që po ofertën do ta pranonim, por oferta duhet të jetë me vota, sepse presidentja Osmani në këtë garë hyn për t’u rizgjedhur”, është shprehur Hollaj në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së.
Ajo ka thënë se për herë të parë Osmanit i është ofruar që të hyjë në garë të martën në mbrëmje, siç ka thënë për të iu bërë kundërkandidate ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca.
“Thënë më thjesht i është thënë bëja kuorumin, por në asnjë moment nuk ka pasur përkrahje për rizgjedhje të saj. Ne në këto moment nuk e kemi asnjë nënshkrim të vetëm, por çka është më e rëndësishmja nuk na është ofruar vota në asnjë moment”, ka deklaruar Hollaj.
Sipas saj Osmanit i është thënë të hyjë në garë vetëm formalisht.
Ajo ka theksuar se për nënshkrimet kanë dëgjuar për herë të parë në konferencën e shefes së deputetëve të Vetëvendosjes Arbërie Nagavci, të mbajtur të mërkurën në mbrëmje