​Përplasje mes deputetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike - Gazeta Express
string(74) "perplasje-mes-deputeteve-ne-komisionin-per-mbikeqyrjen-e-financave-publike"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 14:45

​Përplasje mes deputetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 14:45

Debati për planin e punës dhe shqyrtimin e raporteve të auditimit ka shkaktuar përplasje mes deputetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku nuk kanë munguan edhe ironitë mes tyre.

E gjithë kjo situatë u tensionua kur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, kërkoi që javën e ardhshme të diskutohet një raport i auditimit. Për këtë opozita ka insistuar që fillimisht të kenë një plan të punës të detajuar, raporton KosovaPress.

“Besoj që java e ardhshme do duhej të ishte plani i punës i detajuar, se çka kemi me u angazhuar, por ne edhe sot mund të vendosim që për javën e ardhshme të diskutohet një raport i auditimit, qoftë një ministri e caktuar, qoftë një ndërmarrje e caktuar, e cili nuk e pengon absolutisht punën e vazhdueshme edhe të planit punës dhe gjithçkaje. E bëjmë që javën e ardhshme me ardhë një ministri të raportojë për raportin e auditimit, bashkë me Zyrën Kombëtare të Auditimit, ashtu siç është praktikë e komisionit. Pastaj edhe ndahet plani i punës në vazhdimësi”, ka thënë Rrahmani.

Derisa, kryetari në këtë komision, Arben Mustafa u pajtua që raportet e vitit 2024 nuk duhet të mbesin pa u shqyrtuar, por ngriti çështjen e selektimit të tyre.

“Po pajtohem plotësisht, që raportet e audituara të vitit 2024 nuk duhet të kalojnë pa u shqyrtuar në këtë komision. Normalisht që ngarkesa e punës do të jetë e madhe kur i marrim edhe raportet e vitit 2025. Por duhet të gjejmë një mënyrë se si do t’i selektojmë se cilat raporte do t’i trajtojmë. Për shkak se ka me qenë e pamundur t’i trajtojmë në plotni edhe vitin 2024 dhe 2025. Ndoshta është mirë që secili deputet të merr përsipër ndonjë raport që dëshiron të propozojë për shqyrtim këtu në komision, apo si do të përcaktojmë rendin se çka do të shqyrtojmë. Është shumë me rendësi që mos t’i leme pa diskutuar raportet e vitit 2024, por, se cilat do t’i sjellim dhe kur do të vendosim bashkërisht”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, kërkoi që fillimisht të aprovohet draft-plani i punës së komisionit.

“Mendoj se është e udhës që fillimisht të kemi që një draft plan të punës. Në kuadër të draft planit të punës të na jepet koha e merituar në mënyrë që të analizojmë ato raporte…20:12 Unë si anëtare e re e këtij e komisioni dua të di se çka kam përpara në aspekt të përpunimit të materialit,” ka thënë Gashi.

Derisa deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti propozoi që jo më larg se java e ardhshme të përgatitet plani i punës, ndërsa në tre muajt e ardhshëm të fokusohet shqyrtimi i

“Puna parë është më bë gati planin e punës të komisionit, dhe atë jo më larg se java e ardhshme. Tash raporti për vitin 2025, ato nuk vinë deri në maj apo qershor. Kështu që në tre muajt e ardhshëm duhet të fokusohemi në shqyrtimin e raporteve të 2024, të cilat nuk janë shqyrtuar. Është këtë mund të mos e zgjasim, javën e ardhshme krahas planit, mendoj se duhet të shqyrtojmë raportin e auditimit për buxhetin e Kosovës. Aty janë të listuara të gjitha institucionet, dhe ne mandej mund të bëjmë një përzgjedhje se cilat prej raporteve audituese të institucioneve i shqyrtojmë varësisht prej opinionit që ka dhënë ZKA”, ka thënë Hoti.

Derisa deputetët nga pozita insistuan që fillimisht të kenë planin e punës. Sipas deputetit, Hysen Durmishi plani i punës duhet të jetë i detajuar.

“Plani i punës duhet të jetë i detajuar, përndryshe çfarë kuptimi ka”, ka thënë Durmishi.

Edhe deputeti, Artan Asllani është shprehur se fillimisht duhet të kenë planin e punës për Komisionin.

“Ne fillimisht duhet pasur një skelet të punës”, ka thënë Asllani.

Lidhur me këtë, deputeti Rrahmani ka ironizuar me Asllanin, që “ka votuar buxhetin e Kosovës pa e lexuar”.

“E ke votuar buxhetin e Kosovës pa e lexuar hiq. Dhe po më folë këtu duhet me prit një javë ditë me lexua raportin e auditimit është hajgare. Tregoni, nuk po duam javën e ardhshme, jemi në rregull”, ka replikuar Rrahmani.

Për çka, këtë e ka mohuar Asllani.

“Nuk e kemi votuar buxhetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës pa e ditë se çka po votojmë” ka shtuar Asllani.

Derisa ironizimet nga deputeti Rrahmani vazhduan.

“Pse, a je superman a çka, me lexua për dy orë buxhetin”, ka ironizuar Rrahmani.

Më tej, Gashi bëri thirrje për më pak protagonizëm dhe më shumë analizë të dokumenteve.

“Të kemi një plan të punës, pak më pak protagonizem, e më shumë analizë në dokumente do të na ndihmonte shumë”, ka thënë ajo.

Ndërsa Mustafa tha se “kuvendi nuk ka nevojë për zhagitje”.

“Ju po thoni që nuk ka nevojë për protagonizem, por për shkak se ky kuvend nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Mustafa.

Gashi ka insistuar në respektim të procedurave.

“Është shumë e rëndësishme të respektojmë procedurat, ju duhet të dini këtë pjesë, sepse ju si kryesues i komisionit e keni për detyrë me qenë në koordinim me administratën”, ka thënë Gashi.

Derisa, kundërpërgjigje për këtë pati, Rrahmani.

“Deputetja nuk mendoj se mundet me ardhur me na mësua as mu e as administratën a është praktikë apo jo e komisionit kjo. Është hera parë besoj që është pjesë e këtij komisioni, madje as në raportim nuk i ka ra me ardhur. Edhe pse kam vlerësim pozitiv për punën që ka bërë”, ka thënë Rrahmani.

Sipas Mustafës, kjo është zvarritje.

“Kjo është vetëm zhagitje dhe mendoj që kuvendi nuk ka nevojë për zhagitje”, tha Mustafa.

Derisa, deputeti, Taulant Kelmendi nuk u pajtua me këtë deklaratë.

“Nuk pajtohem, nuk është ashtu. Nuk e di çka është kjo nguti kështu. Atëherë pse planin e punës nuk e ke sjellë sot në diskutim”, është shprehur Kelmendi.

Ndërisa, Hoti ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos e kthejnë praktiken e viteve të kaluara, pasi janë shumicë.

“Ky komision udhëhiqet nga opozita. Mos të kthejmë praktikat e katër viteve të kaluara. Hykmete Bajrami e ka udhëheq këtë komision, nuk ka pas mundësi të funksionojë ky komision për shkak të mbivotimit të shumicës”, ka thënë Hoti.

Në fund, Durmishi deklaroi se nëse ka urgjencë, mund të thirret mbledhje edhe këtë javë, por shtoi se nuk duan të paraqesin “arrogancën e numrave”.

“Nëse po ju duhet për javën tjetër, është kaq nguti prej Emanit kjo çështje, e bëjmë këtë javë një mbledhje e javën tjetër e shqyrtojmë. Nuk po duam këtu me paraqit arrogancën e numrave. Kjo puna, ja zhargitje, ja 3 miliardë euro janë shpenzuar, po e vërtetë që janë shpenzuar, por, cila është arsyeja pse nuk janë diskutuar në këtë komision. Sepse nuk ka pas gatishmëri prej askujt t’i krijojë institucionet. Ne mund të diskutojmë tema politike sa të doni, por, ai qytetari atje jashtë që është me 28 dhjetor e ka vlerësuar kush e ka bërë zvarritjen për këtë periudhë, ja ka kallëzua vendin secilit”, ka thënë Durmishi.

Mbledhja e radhës u caktua për të hënën në ora 10:00, ku pritet të diskutohet plani i punës së komisionit.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka miratuar inicimin e procedurave lidhur me auditimin e pasqyrave vjetore financiare të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Inicimi i procedurave ka të bëjë me auditimin e pasqyrave vjetore financiare të ZKA-së për vitet 2024, 2025 dhe 2026.

Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e komisionit miratuan edhe pikat e tjera të rendit të ditës, përfshirë procesverbalin nga mbledhja e mbajtur më 19.02.2026, si dhe fushëveprimin e Komisionit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement