Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se Shqipëria s’duhet të jetë asnjëherë bashkë me Serbinë sa i përket aspektit të integrimit në BE. Këto deklarimi Andoni i ka bërë në KTV i pyetur rreth një plani për integrim të përbashkët të Tiranës dhe Beogradit.
Andoni ka thënë se për shkak të Kosovës, Shqipëria s’duhet të jetë në një anë me Serbinë kur vjen puna tek integrimet.
Sipas tij, Serbia përmes një rruge të tillë e shmang detyrimin për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“E shikoj problematik sepse siç është i vërtetë fakti se jemi dy shtete të veçanta dhe para së gjithash mendojmë për problemet e shteteve tona veçmas. Nga ana tjetër, Shqipëria sidomos ka detyrim shumë të madh për Kosovën për sa i përket integrimit të saj e sidomos pjesës së Serbisë”, ka thënë Andoni, teksa ka shtuar se Shqipëria nuk duhet të jetë asnjëherë përkrah Serbisë në pjesën e integrimeve, për shkak të çështjes së Kosovës por edhe të mosofrimit të sigurisë.