Ambasada e Kosovës në Francë thirrje kosovarëve: Mos i çoni tek ne zarfet me vota, kjo është adresa e duhur - Gazeta Express
string(105) "ambasada-e-kosoves-ne-france-thirrje-kosovareve-mos-i-coni-tek-ne-zarfet-me-vota-kjo-eshte-adresa-e-duhur"

Ballina

Gazeta Express

30/05/2026 10:45

Ambasada e Kosovës në Francë thirrje kosovarëve: Mos i çoni tek ne zarfet me vota, kjo është adresa e duhur

Ballina

Gazeta Express

30/05/2026 10:45

Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar qytetarët që jetojnë në këtë shtet se nuk duhet t’i dërgojnë zarfet e tyre me fletëvotime në adresë të Ambasadës, por në atë të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vënë në dispozicion.

Ambasada ka vendosur edhe adresën e saktë se ku duhetë të dërgohen, derisa afati i dërgimit mbyllet me datën 6 qershor.


Njoftimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë,

Ju që keni vendosur të votoni me postë, në Francë.

Zarfet për votim me postë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, NUK DUHET TË DËRGOHEN NË ADRESË TË AMBASADËS.

Ato duhet të dërgohen në adresën e kutisë postare si më poshtë 👇

📨
KQZ – ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08

Afati i votimit me postë : 21 maj – 6 qershor 2026

Advertisement
Advertisement
Advertisement