Sulmet izraelite në Iran, Ministria e Jashtme i bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes - Gazeta Express
string(104) "sulmet-izraelite-ne-iran-ministria-e-jashtme-i-ben-thirrje-qytetareve-shqiptare-ne-izrael-tregoni-kujdes"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 8:58

Sulmet izraelite në Iran, Ministria e Jashtme i bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 8:58

Pas sulmeve në Iran, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me një thirrje për qytetarët shqiptarë atje.

Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael

Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:

+972549042813

+972544806601

Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.

MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement