Gocat e Tiranës surprizojnë Gimbon, Selin: Çohu e përshëndeti se kanë paguar... - Gazeta Express
string(74) "gocat-e-tiranes-surprizojne-gimbon-selin-cohu-e-pershendeti-se-kane-paguar"

TV/Film

Gazeta Express

27/02/2026 18:49

Gocat e Tiranës surprizojnë Gimbon, Selin: Çohu e përshëndeti se kanë paguar…

TV/Film

Gazeta Express

27/02/2026 18:49

“Të gjithë do donim një Gimbo në jetën tonë, lum familja që të ka…’

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka ardhur një surprizë nga ajri për Dj Gimbon. Teksa ai po qëndronte së bashku me Selin duke shijuar rrezet e diellit, vunë re parashutën që ishte për të.

“Të gjithë do donim një Gimbo në jetën tonë, lum familja që të ka, të duam gocat e Tiranës”, lexon Selin në foton që kishte parashuta.

Banori u habit dhe qeshi, pasi nuk e besoi Selin kur i tha se çfarë ishte shkruar në parashutë.

Banorja i thotë se nuk po e gënjen:

“Për Zotin gocat e Tiranës, çohu e përshëndeti. Ej gocat e Tiranës parashutë Gimbos. Gocaaa. O budall çohu e përshëndeti se kanë paguar lekët”.

Më pas Gimbo çohet në këmbë dhe i përshëndet vajzat që kanë dfërguar parashutë për të, duke i treguar mbështetjen. Kjo nuk është hera e parë që Gimbo merr surprizë nga ajri, për të kanë shkuar edhe parashuta të tjera, si vetëm, me Selin apo dhe me Mateon.

Advertisement
Advertisement
Advertisement