Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, konfirmoi për Gazetën Express se sonte rreth orës 21:00 policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në kryeqytet.
Ai tha se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.
“Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai.
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...