Balluku dhe 6 ministra s'janë më në Qeveri, emrat e rinj që i solli Rama në ekzekutiv - Gazeta Express
string(73) "e-shkarkoi-ballukun-dhe-6-ministra-emrat-e-rinj-qe-i-solli-rama-ne-qeveri"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 20:42

Balluku dhe 6 ministra s’janë më në Qeveri, emrat e rinj që i solli Rama në ekzekutiv

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 20:42

Pas mbledhjes së kësaj të enjteje të zhvilluar në Pallatin e Brigadave të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut.

Vendin e saj si ministre e Punëve të Brendshme e ka marrë Besfort Lamallari, i cili deri sot mbante postin e ministrit të Drejtësisë. Postin e lënë bosh nga Lamallari e merr Toni Gogu. Ky i fundit zëvendësohet nga Eriona Ismaili, e cila është caktuar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë është larguar nga kabineti qeveritar Elisa Spiropali e cila mbante postin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo zëvendësohet nga Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE.

Nga kabineti përveç Ballukut dhe Spiropalit është larguar edhe Pirro Vengu. Postin si ministër i Mbrojtjes e ka marrë Ermal Nufi.

Sakaq, postin tjetër të Ballukut, si ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë e merr Enea Karakaçi.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar:

Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre, zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Punëve të Brendshme, zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu emërohet ministër Drejtësie, zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm, zëvendëson Elisa Spiropali

Enea Karakaçi emërohet Ministër Infrastrukture dhe Energjetike, zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, zëvendëson Pirro Vengu

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëvendëson Toni Gogun./tvKlan

Advertisement
Advertisement
Advertisement