Rusia thotë se i ka dorëzuar Ukrainës mbetjet e 1,000 ushtarëve dhe ka marrë në këmbim trupat e 35 ushtarëve rusë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Kjo vjen ndërsa kryenegociatori i Ukrainës u takua me të dërguarit e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Gjenevë për të diskutuar planet ekonomike për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
Negociatorët po përgatitnin gjithashtu një raund të tretë bisedimesh të udhëhequra nga SHBA-të që synojnë t’i japin fund konfliktit i cili ka hyrë në vitin e tij të pestë – një takim trepalësh që përfshin edhe palën ruse.
Orë para bisedimeve të Gjenevës, Rusia lëshoi 420 dronë dhe 39 raketa në gjashtë rajone të ndryshme të Ukrainës, duke plagosur dhjetëra njerëz, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...