"Misioni Spiropali", Latifi thotë se erdhi për t'u ndihmuar partive për presidentin: Ambasadat s'kanë vullnet për këtë më - Gazeta Express
string(115) "misioni-spiropali-latifi-thote-se-erdhi-per-tu-ndihmuar-partive-per-presidentin-ambasadat-skane-vullnet-per-kete-me"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 12:17

“Misioni Spiropali”, Latifi thotë se erdhi për t’u ndihmuar partive për presidentin: Ambasadat s’kanë vullnet për këtë më

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 12:17

Analisti Blerim Latifi tha se vizita e kryediplomates shqiptare Elisa Spiropali në Kosovë dhe takimet e saj me liderët e me opozitën, si dhe vizita në Prekaz është treguar i një përpjekje të shtetit shqiptar “për të lehtësuar arritjen e një konsensusi ndërpartiak për Presidentin”.

Dikur, thotë Latifi, këtë rol e ushtronin ambasadat perëndimore, por për to shton se “sot ato duket se nuk e kanë më të njëjtin autorizim apo vullnet për ta ndërmarrë një mision të tillë.”

“Atëherë, pse Shqipëria ka vendosur ta marrë përsipër pikërisht tani këtë rol? Nuk besoj se në thelb qëndrojnë interesat partiake të këtij apo atij lideri në Tiranë apo Prishtinë. Në lojë është diçka më e madhe: Kosova ka marrë përsipër obligime të rëndësishme ndërkombëtare, situata në Europë dhe ajo globale mbetet e trazuar dhe një krizë e re politike në Kosovë do të mund ta dëmtonte seriozisht reputacionin e saj si partner i besueshëm në aleancat ku është e përfshirë. A do të ketë sukses misioni i Spiropalit? Kjo mbetet të shihet shumë shpejt”, ka shkruar ai.

Spiropali ka takuar krerët e vendit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentaren Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti, kryediplomatin Glauk Konjufca, si dhe udhëheqësit e opozitës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement