BIA nis ndjekjen dhe presionin ndaj prokurorëve, aktivistëve dhe studentëve në Serbi - Gazeta Express
string(83) "bia-nis-ndjekjen-dhe-presionin-ndaj-prokuroreve-aktivisteve-dhe-studenteve-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 6:54

BIA nis ndjekjen dhe presionin ndaj prokurorëve, aktivistëve dhe studentëve në Serbi

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 6:54

Regjimi i presidentit serb Aleksandar Vuciq ka nisur një presion të ri institucional. Tash në Serbi, shërbimet e sigurisë, po oërdoren ndaj përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë.

Lista e personave që, gjatë një viti e gjysmë të fundit, kanë marrë “ftesa miqësore” nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) është zgjeruar – dhe tani përfshin edhe disa prokurorë.

Sipas burimeve të medias Nova.rs, disa prej tyre po përballen me presione të forta përpara votimit të përsëritur për anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (VST).

Burime të mirëinformuara pretendojnë se presionet janë më të theksuara në zonën e juridiksionit të Prokurorisë së Apelit në Kragujevc, ku synohet që kandidati Nikola Uskokoviq, i konsideruar si i afërt me Nenad Stefanovićin, të marrë më shumë vota se Boris Majlat. Ky i fundit, prokuror për krime të teknologjisë së lartë, thuhet se ka refuzuar të arrestojë qytetarë për postime kundër pushtetit në rrjetet sociale, për mungesë provash.

Majlat, sipas burimit, është përballur me presione veçanërisht pas protestës masive të 15 marsit të vitit të kaluar, kur refuzoi të ndalonte persona që pretendonin se ndaj demonstruesve ishte përdorur armë zanore.

Pretendohet gjithashtu se në këto presione është përfshirë edhe BIA, përmes kontakteve indirekte dhe ftesave për takime, me qëllim ndikimin në rezultatin e votimit.

Raste të ngjashme janë raportuar edhe më herët. Më shumë se 10 studentë që merrnin pjesë në bllokada universitare thuhet se janë telefonuar nga BIA për “biseda miqësore” para një proteste të paralajmëruar në ditën e një parade ushtarake.

Një aktivist i organizatës “Krokodil”, sipas raportimeve të BIRN-it, pasi u thirr në BIA dhe iu kërkua të linte telefonin jashtë zyrës, vuri re një njoftim se kontaktet e tij ishin eksportuar.

Një gazetar i pavarur nga Dimitrovgradi, Slavisha Milanov, ka deklaruar se pas një takimi me persona që u prezantuan si përfaqësues të BIA-s në një stacion policor, telefoni i tij shfaqi sjellje të pazakontë, duke ngritur dyshime për manipulim.

Sipas raportimeve, edhe veteranë të Ushtrisë së Serbisë janë kontaktuar nga BIA përpara protestave të Vidovdanit. Ata pretendojnë se janë pyetur për planet, pjesëmarrjen dhe organizimin, si dhe janë paralajmëruar për “incidente të mundshme”, me këshillën që të mos merrnin pjesë në protesta.

Veteranët e intervistuar e kanë cilësuar këtë si përpjekje për frikësim.

Në fokus të vëmendjes ka qenë edhe Dijana Hrka, nëna e një prej 16 viktimave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024. Ajo ka deklaruar publikisht se është ndjekur dhe kontaktuar nga BIA, veçanërisht përpara përvjetorit të tragjedisë.

Hrka ka theksuar se nuk është terroriste, por një nënë që kërkon drejtësi për djalin e saj dhe viktimat e tjera.

Advertisement
Advertisement
Advertisement