Haradinaj kandidat ideal për president? Arifi: Ka përvojë, atdhedashuri, raporte të mira me ShBA-në - Gazeta Express
string(95) "haradinaj-kandidat-ideal-per-president-arifi-ka-pervoje-atdhedashuri-raporte-te-mira-me-shba-ne"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 7:23

Haradinaj kandidat ideal për president? Arifi: Ka përvojë, atdhedashuri, raporte të mira me ShBA-në

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 7:23

Kanë mbetur edhe pak ditë, deri më 4 mars, që të zgjidhet presidenti i ardhshëm i vendit.

Deri më tani, kandidaturë zyrtare ka shpallur vetëm presidentja aktuale, Vjosa Osmani.

Por, opinionisti Avni Arifi, në Rubikon të Klan Kosova, ka thënë se Ramush Haradinaj është kandidati më adekuat për këtë post.

“Kurrkush nuk mundet me u matë me Ramushin, as sot as në të ardhmen, e as kur nuk është më kryetar i Aleancës. Po të shkonin Bedriu dhe Lumiri me Ramushin kandidat të përbashkët, do të ishte tjetër temë. Nuk e di a kanë biseduar për këtë temë. Por nuk shoh ndonjë hapësirë që Ramushi të mund të bëhet president”.

“Ai beson se edhe në Vetëvendosje ka mbështetje. Njerëzit e njohin nga beteja, nga lufta, nga paslufta. Ai beson që zgjidhet me të vërtetë, por unë nuk e di a e ka atë mbështetje a jo”, deklaroi Arifi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement