Riaktivizohet dezinformata e Kremlinit për përndjekje të serbëve pas vendimit të Qeverisë për zbatimin e Ligjit për të huajt - Gazeta Express
string(124) "riaktivizohet-dezinformata-e-kremlinit-per-perndjekje-te-serbeve-pas-vendimit-te-qeverise-per-zbatimin-e-ligjit-per-te-huajt"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 6:45

Riaktivizohet dezinformata e Kremlinit për përndjekje të serbëve pas vendimit të Qeverisë për zbatimin e Ligjit për të huajt

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 6:45

Kremlini e ka shfrytëzuar vendimin për zbatimin e Ligjit për të huajt për të rishpërndarë narrativën dezinformuese se Qeveria e Kosovës po synon t’i përndjekë serbët nga Kosova.

Media e kontrolluar nga Kremlini, Sputnik, ka publikuar një lajm të bazuar në deklarimet e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo ka folur për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe për rezultatin e zgjedhjeve, duke e ripërsëritur narrativën dezinformuese se Kurti “po shtyn përpara spastrimin e provincës nga popullsia serbe”.

Një lajm i tillë është publikuar edhe në disa media të tjera në Serbi (shih këtu dhe këtu), si dhe nga media serbe në Kosovë, Kosovo-Online.

Zakharova ka deklaruar se Listës Serbe i është vjedhur një mandat, duke u referuar për mandatin e deputetit që është fituar prej Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

“Ata fjalë për fjalë i morën një mandat Listës Serbe për t’ia dhënë një aktivisti kukull që supozohet se do të përfaqësojë popullsinë serbe në Kuvend.”- ka deklaruar ajo, siç e transmeton Sputnik.

Por, ky konstatim është i rremë. Lista Serbe nuk e ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve në rrugë ligjore, pra mandatin e fituar nga Nenaq Rashiq. 

Lidhur me mandatet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka arrestuar një person për spiunazh. 

 dosjen e Prokurorisë Speciale që ka siguruar KALLXO.com, thuhet se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga BIA dhe ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke mbledhur të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me disa prona “kinse të uzurpuara” të komunitetit serb në Kosovë, e po ashtu në lidhje me aktivitete biznesore, si dhe me gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Detyrat e Shehollit, sipas Prokurorisë Speciale, ishin grumbullimi i informacioneve dhe shpërndarja e tyre në mediat online në Kosovë.

Po ashtu në dosje thuhet se Sheholli ishte nën hetime nga Prokuroria që nga muaji gusht i vitit 2024 dhe për një kohë ai ishte edhe në përgjim fizik.

Në vëzhgimet direkte, sipas dosjes së Prokurorisë, është zbuluar edhe një skemë ku Sheholli ka pranuar informacione nga BIA, të cilat më pas janë publikuar në media në Kosovë.

Më 10.10.2025, Gjykata e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit Shehollit në kohëzgjatje prej një muaji. Sheholli dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve të urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiç.

Më 10.01.2026, Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për spiunazh më 09.10.2025.

Nenad Rashiqi, kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë në një dokumentar të realizuar nga “KallxoPernime” ka folur për fushatat dezinformuese që ka ndërmarr Beogradi e Kremlini kundër tij dhe partisë së tij.

Ai ka thënë se është sulmuar me lajme që burimin dhe materialin e kanë siguruar nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.

“Jemi dëshmitarë të gjallë të sulmeve të ndryshme të faktorëve, veçanërisht në fushatë parazgjedhore. Sulmet që supozohet ose dyshohet se e kanë origjinën nga vende që janë bërë në mënyrë digjitale, prej vendeve që po supozoj të vijnë nga Rusia ose nga Kina. Burimi i financimit për mua është i qartë dhe vjen nga strukturat që ju përmenda më herët, të cilët definitivisht vijnë nga radhët e SNS-it (Partia e Vuçiçit) në këtë rast.”- ka thënë tutje ai.  

Sputnik ka raportuar se zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka folur edhe për zbatimit e Ligjit për të huajt. 

Edhe për Ligjin për automjetet, ajo tha se ka për synim të afektojë gjithë flotën serbe të automjeteve, përfshirë atë të institucioneve mjekësore dhe arsimore.

Por, Ligji për të huajt nuk i konsideron të huaj qytetarët që janë të pajisur më dokumentet e Republikës së Kosovës, por i konsideron të huaj (që duhet të aplikojnë për leje qendrim) të gjithë ata që nuk janë të pajisjur me dokumentet e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij Ligji, çdo shtetas i huaj që hyn në Kosovë do të obligohet të posedojë dokument të vlefshëm udhëtimi, vizë ose leje qëndrimi kur kjo kërkohet, si dhe të respektojë qëllimin dhe afatin e qëndrimit.

Për qëndrime afatshkurtra, Ligji thotë se shtetasit e huaj lejohen të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda periudhës 180-ditore, pa vizë ose me vizë kur kjo kërkohet, por nuk u lejohet puna pa leje pune. Çdo qëndrim mbi këtë afat kërkon aplikim për lejeqëndrim. /Kallxo

Advertisement
Advertisement
Advertisement