Analisti politik Ilir Deda, pati kritika për opozitën lidhur me çështjen e presidentit.
Deda tha se opozitarët duhet të tregojnë se cili profil i presidentit është i pranueshëm për ata.
“Le të flasin publikisht, se ai president ka me qenë i gjithë neve. Neve nuk na intereson raporti mes partive, neve na intereson Vetëvendosja, PDK-ja dhe LDK-ja çfarë profili po kërkojnë, nëse nuk po pajtohen se Vjosa Osmani duhet me pasë mandatin e dytë”, deklaroi Deda në Klan Kosova.