Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, është e ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.
Ajo ka komentuar deklaratën e Murat Jasharit, i cili refuzoi të kandidojë për President.
Çitaku ka thënë se presidentët shkojnë e vijnë, historia e familjes Jashari.
“Familja Jashari ka shumë më shumë sesa mund të kenë një President, ata e kanë përjetësinë. Nuk ka shqiptar që nuk është emocionu çka ka deklaruar Murat Jashari sot”.
“Presidentët shkojnë e vijnë, historia e familjes Jashari mbetet”, ka thënë ajo. /Gazeta Express