Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Çobaj, diskutim mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha - Gazeta Express
string(121) "kurti-takoi-ambasadorin-e-malit-te-zi-ne-kosove-cobaj-diskutim-mbi-mundesite-per-thellimin-e-bashkepunimit-ne-shume-fusha"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 18:46

Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Çobaj, diskutim mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 18:46

Kryeministri Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se “ambasadori e uroi Kryeministrin për mandatin e ri në krye të Qeverisë, duke riafirmuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”.

Sipas ZKM-së, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha.

“Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement