Duriqi ironizon: “Ta zgjedhim Vlora Çitakun presidente se ka nejt me Trumpin?” Gashi i përgjigjet me këngën e Elvana Gjatës - Gazeta Express
string(119) "duriqi-ironizon-ta-zgjedhim-vlora-citakun-presidente-se-ka-nejt-me-trumpin-gashi-i-pergjigjet-me-kengen-e-elvana-gjates"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 16:11

Duriqi ironizon: “Ta zgjedhim Vlora Çitakun presidente se ka nejt me Trumpin?” Gashi i përgjigjet me këngën e Elvana Gjatës

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 16:11

Gazetari Visar Duriqi ka kritikuar vlerësimet për politikën e jashtme të presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se takimet ndërkombëtare dhe vizitat zyrtare nuk përbëjnë domosdoshmërisht sukses diplomatik.

Në emisionin “Kosova Live” në T7 gjatë debatit ai solli një shembull nga e kaluara për të argumentuar qëndrimin e tij.

“Nëse e kujtojmë kohën kur Trump është bërë president për herë të parë, në iftarin që ka organizuar për komunitetin mysliman ka qenë e ftuar edhe Vlora Çitaku, e cila ka qenë në tavolinën e mysafirëve specialë. Atëherë çka me thonë ta zgjedhim atëherë Vlora Çitakun presidente?”, deklaroi Duriqi.

Sipas tij, pjesëmarrja në ngjarje të tilla apo takimet me liderë botërorë nuk duhet të interpretohen si tregues i drejtpërdrejtë i suksesit në politikën e jashtme.

“Nuk do të thotë që nëse takon Trumpin apo viziton vende dhe të presin me ‘mirë se erdhe zonja presidente’, je duke bërë politikë të jashtme të mirë apo që ke suksese”, shtoi ai.

Pas kësaj deklarate, në studio reagoi edhe avokati Tome Gashi, i cili e “përshëndeti” komentin e Duriqit në mënyrë ironike, duke cituar këngën e Elvana Gjatës “Gjërat kanë ndryshuar”.

Ndiqni momentin e diskutimet:

Advertisement
Advertisement
Advertisement