Duriqi: Vjosa ka qenë më shumë si notere personale e Albin Kurtit, sesa presidente që u shërben qytetarëve - Gazeta Express
string(104) "duriqi-vjosa-ka-qene-me-shume-si-notere-personale-e-albin-kurtit-sesa-presidente-qe-u-sherben-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 15:59

Duriqi: Vjosa ka qenë më shumë si notere personale e Albin Kurtit, sesa presidente që u shërben qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 15:59

Gazetari Visar Duriqi ka kundërshtuar deklaratën e avokatit Tom Gashi, i cili në emisionin “Kosova Live”  në T7 tha se emri i vetëm për presidente është Vjosa Osmani, pasi sipas tij ajo i përmbush të gjitha kriteret për këtë post.

Duriqi gjatë debatit theksoi se Kosova ka nevojë për një president më gjithëpërfshirës dhe më të pranueshëm për spektrin e gjerë politik.

“E mira për Kosovën do të ishte që të mos jetë Vjosa Osmani, por dikush tjetër një president që, edhe nëse zgjidhet me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, të përfaqësojë edhe interesa më të gjera dhe jo vetëm të Albin Kurtit”, u shpreh ai.

Në deklaratën e tij pati edhe kritika të drejtpërdrejta ndaj rolit të Osmanit gjatë mandatit.

“Për pesë vite ka qenë më shumë si notere personale e Albin Kurtit, sesa presidente që u shërben qytetarëve dhe interesave të tyre”, tha ai.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement