Është botuar një vëllim i rëndësishëm që sjell në shqip përzgjedhje studimesh dhe shkrimesh publicistike, duke hedhur dritë mbi kontributet e albanologëve të njohur si August Ritter von Kral, Carl Patsch, Franz Baron Nopcsa, Maximilian Lambertz, Camillo Praschniker dhe Norbert Jokl.
Ky botim përbën një kontribut me vlerë për studiuesit, studentët dhe çdo lexues të interesuar për historinë e albanologjisë, mendimin shkencor dhe lidhjet kulturore e historike shqiptaro-austriake.
Një libër që ndërthur kërkimin shkencor me reflektimin publicistik, duke sjellë një perspektivë të thelluar historiko-filozofike mbi çështjet shqiptare në kontekstin evropian e gjeopolitik.