Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ajo është pritur në Kosovë nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Pas takimit mes tyre, Spiropali dhe Konjufca kanë mbajtur konferencë për media ku kanë konfirmuar thellimin e bashkëpunimit mes tyre.
Spiropali ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.