Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë - Gazeta Express
string(77) "spiropali-kosova-eshte-prioritet-absolut-i-politikes-se-jashtme-te-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 11:23

Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 11:23

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë.

Ajo ka thënë edhe se, forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është interes kombëtar i Shqipërisë, përcjell Gazeta Express.

‘‘Viti 1999, ishte momenti kur bota pa padrejtësitë por pa edhe dinjitetin e një populli që kërkonte të jetonte i lirë. Viti 2008 ishte momenti kur Kosova e ktheu aspiratën në shtetësi, viti 2026 duhet të jetë momenti i konsolidimit të plotët w subjektiviteti të saj ndërkombëtar dhe i mbylljes përfundimtare të çdo paqartësie historike për vendin e saj në Evropë.

Kosova është prioritet absolut i politikës të jashtme të Shqipërisë. Kjo nuk është retorikë solidariteti, është orientim strategjik i qëndrueshëm shtetëror. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është interes kombëtar i Shqipërisë’’, ka thënë ajo. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement