Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se dialogu Kosovë – Serbi është zgjidhja për “një stabilitet afatgjatë në rajon”.
Pas takimit me kryediplomatin e Kosovës, Glauk Konjufca, ajo tha në një konferencë të përbashkët për media se njohja reciproke është “e vetmja bazë e qëndrueshme”.
“Dialogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe për një stabilitet afatgjatë në rajon. Por stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve dhe një rajon të lirë nga tensionet e trashëguara”, tha ajo.
Spiropali tha se “Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet jo si akt presioni, por si hap i domosdsoshëm për normalizim të vërtetë”.