Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka ngritur një padi ndaj Universitetit të Kalifornisë në Los Anxheles (UCLA), duke akuzuar institucionin për diskriminim të supozuar ndaj punonjësve hebrenj dhe izraelitë, për shkak të një mjedisi pune antisemit dhe armiqësor.
Sipas padisë, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, disa punonjës hebrenj dhe izraelitë u detyruan të marrin leje, të punojnë nga distanca ose madje të lënë vendet e tyre të punës për të shmangur ambientin e armiqësor.
Departamenti i Drejtësisë thekson se UCLA “dështoi të parandalojë dhe të korrigjojë sjelljet diskriminuese dhe ngacmuese”, duke shkelur ligjin për të drejtat civile.
Padia e dorëzuar në Los Anxheles është pjesë e një serie padish të qeverisë Trump kundër universiteteve në SHBA dhe reflektim i tensioneve me autoritetet e Kalifornisë, një shtet i drejtuar nga Demokratët.
Protesta kundër Izraelit u zhvilluan në disa universitete amerikane, përfshirë UCLA, duke kundërshtuar operacionet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit. Organizata të ndryshme hebrenjsh dhe demonstrues kritikojnë qeverinë Trump për konfuzionin mes kritikave ndaj veprimeve të Izraelit dhe antisemitizmit, duke i parë ato si mbështetje ndaj Hamasit. /Panorama