‘‘Si do dukeshim ne duke vendosë kurora për dëshmorët bashkë me Kusari Lilën’’, Syla përmend komunikimet e deklaratat e saj për veteranët - Gazeta Express
string(132) "si-do-dukeshim-ne-duke-vendose-kurora-per-deshmoret-bashke-me-kusari-lilen-syla-permend-komunikimet-e-deklaratat-e-saj-per-veteranet"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 16:37

‘‘Si do dukeshim ne duke vendosë kurora për dëshmorët bashkë me Kusari Lilën’’, Syla përmend komunikimet e deklaratat e saj për veteranët

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 16:37

Përfaqësuesi i OVL të UÇK-së në Prishtinë, Gazmend Syla, ka folur për mospajtimet me Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes lidhur me organizimet për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

Ai deklaroj në emisionin “Kosova Live” në T7 se  bashkëpunimi mes institucioneve, kësaj qeverie dhe organizatave të dala nga lufta ka munguar prej vitesh.

“Ku fati me shku bashkë me shtetin, ka ndodhur gjithmonë kështu prej pas luftës, por nuk po më ndodh që 6 vjet, për shkak të qasjes së kësaj qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.”

Ai ka shprehur edhe qëndrimin e tij për pjesëmarrjen e përbashkët në aktivitetet përkujtimore, duke theksuar se nuk e konsideron të drejtë vendosjen e kurorave së bashku me disa përfaqësues institucionalë duke përmend Mimoza Kusari Lila.

“Paramendo si do të dukemi ne të vendosim kurora lulesh me Mimoza Kusari-Lila, e cila e thërriste kriminelin Milan Radojiq dhe i thoshte ‘zdravo brate’, përmes kriminelit tjetër, vetëm i veshur me setër e pantolla, Simiq. I thoshte: ‘A po mi jep disa vota se po më duhen me i largu veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rritja e pagës minimale’. Tash edhe nëse ju na shihni që është në rregull me shku me vendos një kurorë lule së bashku me të dhe deputetë që e ngritën dorën në atë kohë, unë s’besoj që është e drejtë.”

Tutje Syla konfirmoj se kjo qeveri nuk i kishte ofruar organizatave as edhe një ndihmesë financiare.

“Kjo qeveri s’është ndalë asnjëherë gjatë gjithë kohës, na ka ofendy, na ka bo padrejtë. Qe 6 vite as edhe një euro nuk është nda prej shoqatave të dala nga lufta për me ble e për me vendos te varri i një dëshmori.”- tha Syla.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement