Një debat i tensionuar ka ndodhur në emisionin “Kosova Live” në T7, gjatë diskutimit për zhvillimet e fundit në Big Brother VIP Kosova.
Teksa po analizohej loja e banorëve dhe po diskutohej se kush e meriton finalen, situata ka eskaluar mes të ftuarve Ylli Dreshaj dhe Elton Tozaj.
Debati mes tyre është ashpërsuar deri në atë pikë sa Eltoni ka vendosur të largohet nga emisioni duke ndërperë linjën.
Përplasja erdhi si pasojë e mospajtimeve të forta rreth vlerësimit të lojës së banorëve.
E pranishme në këtë diskutim ishte edhe influencerja Zoja Nushi.