S’ka njoftim për takim me Osmanin, Sorensen tregon për vizitën e djeshme: Diskutime të mira me Kurtin e Konjufcën - Gazeta Express
string(110) "ska-njoftim-per-takim-me-osmanin-sorensen-tregon-per-viziten-e-djeshme-diskutime-te-mira-me-kurtin-e-konjufcen"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 15:38

S’ka njoftim për takim me Osmanin, Sorensen tregon për vizitën e djeshme: Diskutime të mira me Kurtin e Konjufcën

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 15:38

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në vizitën e tij dje në Kosovë zhvilloi takime me kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomatin e ri, Glauk Konjufca, i cili do të jetë në krye të palës kosovare në dialog.

Sorensen s’njoftoi për takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, siç ndodhte zakonisht në vizitat e tij në Kosovë.

Në një postim në X, Sorensen shkroi për vizitën e tij në Kosovë ku tha se ka takuar Kurtin e Konjufcën.

Ai tha se temë në këto takime ishte “zbatimi i zotimeve” – një detyrë me të cilën është i ngarkuar Sorensen në ndërmjetësimin e këtij procesi për ta vënë në implementim Marrëveshjene Ohrit.

 “Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. U fokusuam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën europiane”, ka shkruar ai./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement