Nura e adreson në Këshillin Shtetëror për Epopenë e UÇK-së çështjen e Organizatave të dala nga lufta - Gazeta Express
string(100) "nura-e-adreson-ne-keshillin-shteteror-per-epopene-e-uck-se-ceshtjen-e-organizatave-te-dala-nga-lufta"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 14:39

Nura e adreson në Këshillin Shtetëror për Epopenë e UÇK-së çështjen e Organizatave të dala nga lufta

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 14:39

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, pas takimit me Këshillin Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar se përgatitjet për organizimin e aktiviteteve të 5, 6 dhe 7 marsit janë duke vijuar sipas planit, ndërsa ka ngritur shqetësimin për mungesën e organizatave të dala nga lufta në këtë takim, raporton Ekonomia Online.

Nura tha se takimi ishte i rregullt dhe i përvitshëm, por vërejti mungesën e përfaqësuesve të shoqatave të luftës, duke shtuar se, sipas kryesuesit të këshillit, ato janë ftuar dhe do të ketë një takim të veçantë me ta.

“Po takimi shkoi mirë, si gjithmonë, i përvitshëm që kemi mbajtur. Përjashtimisht, mungesën e vërejta të organizatave të dalura nga lufta, me këtë rast unë si anëtar i këtij këshilli e adresova këtë çështje, dhe mora përgjigje nga kryesuesi se shoqatat janë pjesë e vendimit të Këshillit dhe të njëjtën kohë janë ftuar përmes email adresës, me ç’rast ne i posedojmë edhe email adresat, por mbet’ kryesuesi me bashkë-kryesuesin e këtij këshilli që të kenë takim të përbashkët me shoqatat e dalura nga lufta”, tha ai.

Sa i përket agjendës, ai theksoi se programi tashmë është i strukturuar dhe përfshin ceremonitë qendrore, ndërsa detajet e tjera do të diskutohen në takimet e ardhshme.

“Po plani është kryesisht organizimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për 5, 6, 7 mars. Është një agjendë që tashmë pjesa kryesore veç dihet, struktura kryesore, përveç aktiviteteve të tjera që mbet’ në të ardhmen, në takimet e tjerat me i diskutu’ ma detalisht”, tha ai.

Sipas tij, aktivitetet kryesore do të përfshijnë parakalimin e FSK-së, homazhet, ceremoninë qendrore, organizimet në Skenderaj me “Natën e Zjarreve” dhe ngjarje artistike, si dhe vazhdimin e praktikës që nxënësit në të gjitha shkollat e vendit orën e parë t’ia kushtojnë Epopesë së UÇK-së, me qëllim që, siç u shpreh ai, brezave të rinj t’u përcillet e vërteta për këtë ngjarje historike.

“Parakalimi i FSK-së, homazhet, pjesa kryesore ceremoniale, pastaj janë organizimet në Skenderaj që i mban nata e zjarreve bashkë me evente tjera artistike që janë të çdo vjetshme. Por që ka pastaj edhe aktivitete të tjera, për shembull, si aktivitet i shtesë hyn edhe prej vitit të kaluar, në fakt ka hyrë edhe nxënësit në shkolla, ku orën e parë ia kushtojnë Epopesë së UÇK-së në nivel nacional në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Dhe të njëjtën kohë, përmes asociacionit mbajnë edhe akademi, në këtë rast akademi zyrtare nga kuvendet komunale, përfshirë edhe akademi zyrtare dhe nga qeveria”, tregoi ai.

Po ashtu si e vecantë e shënimit të kësaj date, do të jetë që në nxënësve në orën e parë mësimore do t’iu ligjërohet për Epopenë e UÇK-së.

“Po e veçanta thashë është që nxënësit në shkolla, orën e parë në të gjithë Republikën e Kosovës, mësimdhënësit do t’u shpjegojnë për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë besoj që është një hap i mirë ky që brezat e rinj dhe të ardhmes të Kosovës t’u shpjegojmë më shumë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Dhe jo atë çka pamë në Prishtinë diku m’u duk për shpjegimet që u japin nxënësve të të pavërteta”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement