Takimi me Sorensen, Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë - Gazeta Express
string(88) "takimi-me-sorensen-kurti-kosova-e-perkushtuar-per-normalizim-te-marredhenieve-me-serbine"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 14:17

Takimi me Sorensen, Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 14:17

Albin Kurti, kryeministër i vendit, ka shkruar për takimin e djeshëm që ka pasur me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në postimin e tij të bërë në rrjetin social ‘’X’’, Kurti ka thënë se në takim kanë diskutuar për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përcjell Express.

Ai ka shkruar edhe se, Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes së ndërsjellë.

‘‘Dje mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes së ndërsjellë’’, ka shkruar Kurti. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement