FSK po kryen trajnime në Kanada, Kurti takon ambasadoren kanadeze – E falënderon për mbështetjen në mbrojtje - Gazeta Express
string(105) "fsk-po-kryen-trajnime-ne-kanada-kurti-takon-ambasadoren-kanadeze-e-falenderon-per-mbeshtetjen-ne-mbrojtje"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 14:07

FSK po kryen trajnime në Kanada, Kurti takon ambasadoren kanadeze – E falënderon për mbështetjen në mbrojtje

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 14:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt.

Në njoftim e ZKM’së thuhet edhe se, ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre në mandatin e ri qeverisës, ku ambasadorja Blitt e uroi Kurtin për mandatin e ri.

‘‘Kryeministri e falënderoi ambasadoren Blitt për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen në akademitë ushtarake të trajnimit në Kanada’’, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Express.

Komunikata:

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt

Prishtinë, 24 shkurt 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt. Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre në mandatin e ri qeverisës. Ambasadorja Blitt e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën.

Kryeministri e falënderoi ambasadoren Blitt për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen në akademitë ushtarake të trajnimit në Kanada. Ai theksoi gjithashtu prioritetet e qeverisë për investime strategjike infrastrukturore, duke përfshirë digat, stadiumet, hekurudhat, energjinë dhe minierat, si dhe rritjen e investimeve në mbrojtje.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren edhe për mbështetjen e Kanadasë ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), që do të mbahet në Toronto më 1–4 mars.

Anëtare e G7 dhe e NATO-s, Kanadaja është shtet mik dhe partner i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.

Advertisement
Advertisement
Advertisement