Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një fëmijë rreth 7 vjeç humbi jetën pas një aksidenti rrugor.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur të miturin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmë.
Fëmija u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.