Kosova dhe Ukraina: Kur historia përsërit pamjet e saj - Gazeta Express
string(53) "kosova-dhe-ukraina-kur-historia-perserit-pamjet-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 12:25

Kosova dhe Ukraina: Kur historia përsërit pamjet e saj

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 12:25

Fotografi të nënave që qajnë mbi arkivolet e fëmijëve të tyre të vrarë, njerëz që ikin nga lufta me trena e autobusë, trupa të vrarësh në rrugë…

Këto fotografi të luftës në Kosovë dhe në Ukrainë janë shkrepur me mbi 20 vjet diferencë, por kanë një ngjashmëri të frikshme, dhe shërbejnë si kujtesë se lufta ka po të njëjtën fytyrë kudo, ajo sjell vuajtje të pafundme njerëzore dhe shkatërrim të madh.

Teksa lufta në Kosovë përfundoi më 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s, ajo që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon dhe me të po vazhdojnë edhe vuajtjet e ukrainasve.

Kosovë: Një grua shqiptare duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, një luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i vrarë në vitin 1999. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, afër 2.000 luftëtarë të UÇK-së u vranë gjatë luftës në Kosovë.Ukrainë: Nëna e majorit Ivan Skrypnyk duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, i cili vdiq si pasojë e sulmit të kryer nga Rusia me raketa në bazën ushtarake ukrainase në Javoriv. Në fillim të vitit 2026, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 55 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë në mbrojtje të Ukrainës që nga fillimi i luftës më 2022. Megjithatë, numri i saktë i të vrarëve nuk dihet.
Kosovë: Një grua shqiptare duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, një luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i vrarë në vitin 1999. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, afër 2.000 luftëtarë të UÇK-së u vranë gjatë luftës në Kosovë.


Ukrainë: Nëna e majorit Ivan Skrypnyk duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, i cili vdiq si pasojë e sulmit të kryer nga Rusia me raketa në bazën ushtarake ukrainase në Javoriv. Në fillim të vitit 2026, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 55 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë në mbrojtje të Ukrainës që nga fillimi i luftës më 2022. Megjithatë, numri i saktë i të vrarëve nuk dihet.
Kosovë: Një grup shqiptarësh pasi arritën në këmbë nga Peja në kufirin me Malin e Zi më 30 mars 1999.Ukrainë: Një grua duke u transportuar me karrocë, në mes të njerëzve që i ikën sulmeve ruse në Irpin, afër Kievit më 9 mars 2022.
Kosovë: Një grup shqiptarësh pasi arritën në këmbë nga Peja në kufirin me Malin e Zi më 30 mars 1999.

Ukrainë: Një grua duke u transportuar me karrocë, në mes të njerëzve që i ikën sulmeve ruse në Irpin, afër Kievit më 9 mars 2022.
Kosovë: Një burrë duke shikuar një dritare të thyer në Prishtinë më 13 prill 1999, pas sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe në kryeqytetin e Kosovës.Ukrainë: Një grua mund të shihet përmes një çarjeje në xhamin e një makine, e cila u godit nga raketat ruse pranë një blloku apartamentesh në Kiev.
3Kosovë: Një burrë duke shikuar një dritare të thyer në Prishtinë më 13 prill 1999, pas sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe në kryeqytetin e Kosovës.

Ukrainë: Një grua mund të shihet përmes një çarjeje në xhamin e një makine, e cila u godit nga raketat ruse pranë një blloku apartamentesh në Kiev.
Kosovë: Një tren i mbipopulluar në Prishtinë duke transportuar refugjatë të shumtë shqiptarë, që largoheshin nga Kosova drejt Maqedonisë [tashmë Maqedonisë së Veriut] më 1 prill 1999. Sipas UNHCR, 800 deri 900 mijë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi gjatë luftës së viteve 1998–1999.Ukrainë: Njerëz që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës mblidhen në stacionin e trenit në Lviv, Ukrainë, 9 mars 2022. Rreth 6.9 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, sipas UNHCR. Ky është numri më i madh i refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
4Kosovë: Një tren i mbipopulluar në Prishtinë duke transportuar refugjatë të shumtë shqiptarë, që largoheshin nga Kosova drejt Maqedonisë [tashmë Maqedonisë së Veriut] më 1 prill 1999. Sipas UNHCR, 800 deri 900 mijë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Ukrainë: Njerëz që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës mblidhen në stacionin e trenit në Lviv, Ukrainë, 9 mars 2022. Rreth 6.9 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, sipas UNHCR. Ky është numri më i madh i refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement