Ecja në plazhe me rërë dhe zbulimi i një kulture krejt të ndryshme duket një mënyrë perfekte për t’u çliruar nga rutina e përditshme. Megjithatë, shumë britanikë nuk arrijnë të çojnë në “off” telefonin gjatë pushimeve, edhe kur udhëtojnë për t’u larguar nga puna apo drama familjare.
Sipas një studimi të kompanisë së udhëtimeve sociale Flash Pack, 88% e pushuesve britanikë dëshirojnë të shkëputen nga telefoni i tyre gjatë udhëtimit, dhe 77% thonë se arsyeja kryesore për të shkuar në pushime është për t’u relaksuar dhe çlodhur.
Megjithatë, vetëm 8% arrijnë ta fikin telefonin, dhe 46% e konsiderojnë aktivitetet pa telefon si “ekstreme”. Për më keq, 27% pranojnë se kalojnë më shumë se dy orë në ditë duke përdorur pajisjet e tyre edhe gjatë pushimeve. Shumë britanikë vazhdojnë të shfletojnë rrjetet sociale dhe përmbajtje online edhe kur janë jashtë vendit, dhe një e treta ndihen fajtore për këtë zakon.

Megjithëse shumë nuk mund të shkëputen nga pajisjet, 16% besojnë se largimi nga telefoni do t’i ndihmonte të ndiheshin vërtet të rilindur.
Pushimet tradicionale për mirëqenie shpesh nuk plotësojnë pritshmëritë: 26% i konsiderojnë të përsëritura ose të paftohta, ndërsa 37% nuk mendojnë për pushime spa apo në natyrë. Në vend të kësaj, shumë kërkojnë aventurë (28%) dhe përvoja të reja (49%) gjatë udhëtimeve.
Lee Thompson, bashkëthemelues i Flash Pack, thotë se përdorimi i telefonit është një burim i madh stresi për britanikët: “Udhëtimet tradicionale për mirëqenie shpesh nuk ofrojnë lidhje reale ose rifreskim afatgjatë mendor. Njerëzit duan diçka më angazhuese, sociale dhe të rëndësishme për jetën e tyre.” Kjo ka shtyrë Flash Pack të krijojë koleksionin e udhëtimeve “The — Pause”, një alternativë sociale ndaj retreat-eve tradicionale për mirëqenie.
Problemi i përdorimit të telefonit prek edhe gjeneratat më të reja. Fiona Eastwood, drejtuese e Merlin Entertainments, deklaroi se “konkurrenca më e madhe” për parket e tyre është që njerëzit zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi duke përdorur pajisjet e tyre. Një në dy adoleshentë ndihet i varur nga telefoni, dhe shumica e prindërve (60%) e mendojnë të njëjtën gjë për fëmijët e tyre, sipas Common Sense Media. /GazetaExpress/