Pa rrymë elektrike sot do të jenë një pjesë e Karposhit, Kisella Vodës dhe Butelit.
Sipas EVN Maqedoni, nga ora 8 deri në orën 10 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Marko Krale” të lokalizuar rreth objektit nr. 51, në komunën e Butelit, ndërsa nga ora 08:35 deri në 11:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Radishanska”.
Gjatë periudhës nga 08:30 deri në 10:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës Kozle, të lokalizuar pas fabrikës Replek në komunën e Karposhit, ndërsa në periudhën nga ora 12 deri në 16, një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës 1439 në lagjen Pintija në komunën e Kisella Vodës.
tag_katrorimaqedoni_2