Milner shkruan histori në Premier League, thyen rekordin e paraqitjeve - Gazeta Express
string(69) "milner-shkruan-histori-ne-premier-league-thyen-rekordin-e-paraqitjeve"

Futboll

Gazeta Express

21/02/2026 16:26

Milner shkruan histori në Premier League, thyen rekordin e paraqitjeve

Futboll

Gazeta Express

21/02/2026 16:26

Veterani anglez, James Milner, ka hyrë në histori të futbollit anglez duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në Premier League.

40-vjeçari arriti shifrën e 654 ndeshjeve në elitën e futbollit anglez, pasi u përfshi në formacionin startues nga trajneri Fabian Hürzeler në sfidën ndaj Brentford.

Milner debutoi në Premier League në vitin 2002 dhe gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme ka veshur fanellat e:

Leeds United

Newcastle United

Manchester City

Liverpool

Brighton & Hove Albion

Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar tri tituj të Premier League dhe ka qenë shembull i profesionalizmit dhe qëndrueshmërisë në elitë.

Me këtë arritje, Milner lë pas ish-mesfushorin e Manchester City, Gareth Barry, i cili mbante më parë rekordin e paraqitjeve në kampionatin anglez.

Një kapitull historik për Milnerin, që vazhdon të sfidojë kohën dhe statistikat në një nga ligat më konkurruese në botë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement