Napoli mbyll derën për ofertat, gati rinovimi i McTominay - Gazeta Express
string(56) "napoli-mbyll-deren-per-ofertat-gati-rinovimi-i-mctominay"

Sport

Gazeta Express

20/02/2026 15:03

Napoli mbyll derën për ofertat, gati rinovimi i McTominay

Sport

Gazeta Express

20/02/2026 15:03

Napoli është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me mesfushorin skocez Scott McTominay, me palët që po avancojnë pozitivisht në bisedime.

Sipas raportimeve, marrëveshja e re do ta lidhë lojtarin me klubin napolitan deri në verën e vitit 2030, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2031. Gjithashtu, kontrata e re pritet të shoqërohet me rritje page për mesfushorin.

Interes për McTominay ka pasur nga klube të Premier League si dhe nga Arabia Saudite, por prioriteti i futbollistit mbetet qëndrimi në Napoli.

Agjenti i tij ka zhvilluar tashmë bisedime me drejtorin sportiv të klubit, Giovanni Manna, ku janë diskutuar detajet e marrëveshjes së re.

Napoli synon të blindojë një nga lojtarët kyç të projektit të tij afatgjatë, ndërsa zyrtarizimi i rinovimit pritet të vijë së shpejti. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement