Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich, ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon pas reagimit të portugezit ndaj pretendimeve për racizëm të Vinicius Jr në ndeshjen e Champions League mes Benficas dhe Real Madrid.
Kompany tha se Mourinhon bëri një “gabim të madh” duke sulmuar karakterin e Vinicius, duke theksuar se reagimi i brazilianit ishte krejt i natyrshëm dhe i justifikuar. Ai gjithashtu kritikoi përdorimin e shembullit të Eusebios nga Mourinho për të mohuar mundësinë e racizmit.
Incidenti ndodhi kur sulmuesi i Realit akuzoi Gianluca Prestianni të Benficas për përdorim të fjalëve raciste gjatë golit të tij, një pretendim i mbështetur nga bashkëlojtarët si Kylian Mbappe. Prestianni tani po përballet me hetime nga UEFA, ndërsa Mourinho ka marrë kritika të gjera për mënyrën se si e trajtoi situatën. /GazetaExpress