Klubi turk Fenerbahce ka konfirmuar se mbrojtësi Milan Skriniar ka pësuar një këputje të pjesshme në ijën e djathtë gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Nottingham Forest, duke u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 26-të.
Sipas deklaratës së klubit, Skriniar ka filluar trajtimin mjekësor dhe pritet të mungojë për rreth 1 muaj e gjysmë. Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e play-off-it për Kupën e Botës 2026 mes Sllovakisë dhe Kosovës më 26 mars.
Qendërmbrojtësi sllovak është një nga lojtarët kyç të Fenerbahces dhe mungesa e tij pritet të ndikojë në formacionin e ekipit dhe skuadrën kombëtare. /GazetaExpress