Pas polemikave të fundit për vendimet e arbitrave në Serie A, AC Milan i është drejtuar AIA-së duke shprehur pakënaqësinë për disa vendime gjatë ndeshjes Milan–Como që u luajt dje.
Kjo pason protestat e mëparshme nga Juventus pas ndeshjes me Inter, si dhe nga Hellas Verona pas sfidës me Parma, duke theksuar se vendimet e gjyqtarëve mund të kenë ndikuar negativisht në rezultatin e ndeshjes.
Klubi kuqezi konsideron se disa vendime ishin të dëmshme dhe ka kërkuar sqarime nga autoritetet e arbitrimit, duke shtuar presionin mbi Serie A për të garantuar drejtësi në futbollin italian. /GazetaExpress