“Ka ndjenja për Selin, është burrë i martuar”, deklarata e fortë e Gimbos për Mirin - Gazeta Express
string(79) "ka-ndjenja-per-selin-eshte-burre-i-martuar-deklarata-e-forte-e-gimbos-per-mirin"

TV/Film

Gazeta Express

17/02/2026 22:03

“Ka ndjenja për Selin, është burrë i martuar”, deklarata e fortë e Gimbos për Mirin

TV/Film

Gazeta Express

17/02/2026 22:03

Gjatë Prime-it të sotëm është shfaqur një video e Gimbos nga dhoma e rrëfimit, në të cilën banori shprehej se Miri ka ndjenja për Selin dhe është xheloz për marrëdhëniet e tij me banoren.

Pas videos Miri ka debatuar ashpër me Gimbon, duke u shprehur se ai nuk ka se si t’i kuptojnë ndjenjat e tij për Selinën.

Gimbo: Unë mendoj që Miri ka ndjenja për Selin. Unë rri si njeri, kurse ai sheh. Nëse do të isha unë burrë i martuar, do kisha dalë, ose nuk do e kisha çuar punën deri këtu sa të lija dyshime a janë a jo. Ai është xheloz për Selin.

Miri: E kam deklaruar unë atë. Të të vijë turp ty. Ç’të duhet ty me gruan time dhe fëmijën tim?

Gimbo: Unë të isha në vendin tënd…

Miri: Kam pasur marrëdhënie vetëm në lojë.

Gimbo: Unë kam thënë që nëse do kisha qenë në moshën tënde, nuk do isha marrë më këtë vajzë. Je xheloz.

Miri: Ku e di ti çfarë ndjej unë? Si e di ti që jam i dashuruar?

Gimbo: Është opinioni im. Unë shoh dhe dëgjoj sepse jam në këtë shtëpi.

Miri: Pse nuk më pyet?

Gimbo: S’kam nevojë së të shoh çdo ditë.

Miri: Je komplet jashtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement