Veterani Bekim Shyti futet në BBVK, flet me dhimbje për familjarin që ra dëshmor në luftë - Gazeta Express
string(88) "veterani-bekim-shyti-futet-ne-bbvk-flet-me-dhimbje-per-familjarin-qe-ra-deshmor-ne-lufte"

TV/Film

Gazeta Express

17/02/2026 20:52

Veterani Bekim Shyti futet në BBVK, flet me dhimbje për familjarin që ra dëshmor në luftë

TV/Film

Gazeta Express

17/02/2026 20:52

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, ka ndarë kujtime të dhimbshme nga lufta vizitës në “Big Brother Vip Kosova 4”.

Ai ka treguar për një moment të vështirë kur bashkëluftëtari, njëherish familjari i tij, Adnan Shyti u plagos rëndë gjatë një beteje në fushëbetejë.

“Sa herë që flas për Adnanin kam emocione. Kjo është nga ato fotot e marshimit, atë ditë kur është plagosur Adnan Shyti kemi pas luftime nga të gjitha pjesët e fushëbetejës. Adnani ka qenë djal i ri, ka qenë 19 vjeç. Më ka thirrë në radiolidhje, më ka thënë jam plagos. Kur jam nis për te ai, jam nis me revole. Kur kemi shku atje, e kemi pa se granada e ka rrok afër zemrës. E kam marrë në prehën ehde i kam thanë o trima, “Ishalla e kemi fatin sikur ky luan, me vdek për vatan, me vdek për atdhe”, tha Shyti.

Ai falënderoi edhe Shqipërinë dhe tha se u kanë ndihmuar shumë për armatim.

Ndërkaq, ai nënvizoi se “luftën e kemi bërë për shtëpinë tonë, jo për me i marrë dikujt territore”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement