Viniciusi e ‘zbulon’ rolin e tij në transferimin e Mbappes: Isha si një agjent - Gazeta Express
string(75) "viniciusi-e-zbulon-rolin-e-tij-ne-transferimin-e-mbappes-isha-si-nje-agjent"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 18:41

Viniciusi e ‘zbulon’ rolin e tij në transferimin e Mbappes: Isha si një agjent

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 18:41

Vinicius Junior ka kaluar një periudhë të vështirë prej 18 muajsh në fushë, por ka shenja se po rikthehet në formën e tij më të mirë te Real Madridi.

Ai ka qenë në formë të mirë javët e fundit, në një moment shumë të rëndësishëm duke pasur parasysh të ardhmen e paqartë në “Bernabéu”.

Kontrata e Vinicius skadon në qershor 2027 dhe deri tani nuk ka përparim për një marrëveshje të re.

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se është shumë i lumtur te Real Madridi, siç i tha Ibai Llanos (përmes “Diario AS”):

“Jam shumë i lumtur. Të luash për Real Madridin, të kem jetën që kam dhe familjen time më bën të lumtur. Të jesh i lumtur brenda dhe jashtë fushës është më e mira”, tha ai.

Forma e tij kishte rënë pas ardhjes së Kylian Mbappe në verën e vitit 2024, por sipas vetë brazilianit, ata kanë marrëdhënie shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës.

Ai zbuloi se e kishte shtyrë francezin të transferohej prej vitesh:

“Çdo verë i shkruaja: ‘Kur po vjen?’ Veprova si agjent. Edhe me Jude Bellingham bëra të njëjtën gjë. Dua të luaj me më të mirët për të pasur më shumë shanse për të fituar”, shtoi ai.

Vinicius foli edhe për mënyrën si qëndron me këmbë në tokë pas famës së madhe në moshë të re.

“Kur jemi shumë të rinj nuk mësojmë si të jemi të famshëm. Dola nga askundi për t’u bërë i famshëm dhe për të mos mundur të dal në rrugë. Ana e mirë është që njerëzit të duan shumë, por ana e keqe janë mediat dhe tifozët rivalë. Unë i dua fishkëllimat e tifozëve kundërshtarë. Në momentet e presionit dallohen lojtarët më të mirë dhe te Real Madridi jemi gati”, bëri me dije ai.

Ai zbuloi gjithashtu se ka folur me Ronald Araujo gjatë pushimit të fundit të mbrojtësit të Barcelona, duke treguar si kujdeset për shëndetin mendor.

“Duhet të dëgjosh gjithçka, jo vetëm gjërat e mira”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement