Epoka e Ismet Munishi në Liria ka nisur me fitore. Prizrenasit triumfuan me rezultat minimal 1-0 ndaj Tefik Çanga në ndeshje të Ligës së Parë.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi Dijar Nikqi, duke i dhënë tre pikët e vlefshme ekipit të tij.
Me këtë fitore, Liria ngjitet në vendin e 6-të me 39 pikë, ndërsa Tefik Çanga mbetet e 9-ta me 29 pikë. /GazetaExpress