Dua Lipa vihet në siklet nga paparacët, i bëjnë edhe video - Gazeta Express
string(57) "dua-lipa-vihet-ne-siklet-nga-paparacet-i-bejne-edhe-video"

Rozë

Gazeta Express

11/02/2026 9:01

Dua Lipa vihet në siklet nga paparacët, i bëjnë edhe video

Rozë

Gazeta Express

11/02/2026 9:01

Dua Lipa dhe i fejuari i saj, Callum Turner, janë vënë pa dëshirë përballë një situate të sikletshme, në Paris.

Dhjetëra paparaci u stacionuan pranë hyrjes së restaurantit ku ata po darkonin, për të fotografuar çiftin.

Duket se të dy ishin të lodhur dhe aspak në disponim për foto, teksa kërkojnë me mirësjellje të mos fotografohen gjatë daljes.

“Faleminderit shumë, por jo. Nuk po e bëjmë këtë gjë sonte” u shpreh Dua, me Callum-in që kërkoi mirëkuptim nga paparacit.

Por, këta të fundit u treguan “të pamëshirshëm”.

“Thjesht dorëzohu, dhe më pas të lëmë të qetë” u shpreh njëri prej tyre.

“Pozo për disa foto” u shpreh një tjetër.

Blicat bënë që artistja shqiptare me famë botërore të humbë shikimin e qartë dhe për pak të rrëzohet. Fytyrën, Dua e mbulonte vazhdimisht me dorë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement