Këngëtarja Era Istrefi mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt - Gazeta Express
string(73) "kengetarja-era-istrefi-mbeshtet-marshin-drejtesi-jo-politike-me-17-shkurt"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 17:14

Këngëtarja Era Istrefi mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 17:14

Këngëtarja e mirënjohur Era Istrefi ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin “Drejtësi, jo politikë” që do të mbahet në Prishtinë më 17 shkurt dhe organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, në në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Istrefi ka shpërndarë posterin e Marshit në profilin e saj në Instagram, duke lënë të kuptohet se ajo do të marrë pjesë në këtë protestë.

Këtë Marsh e kanë mbështetur edhe shumë këngëtarë dhe artistë tjerë si Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, Majkaveli, Mar1n, DJ Dagz, Bllekibllek, Alban Sejdiu, Taulant Bajraliu, Edi Kastrati, Gresa Behluli, Veli Sahiti, Driton Fazliu, të cilët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij marshimi.

Mbështetja nga të gjitha kategoritë e shoqërisë po i jep Marshit “Drejtësi, jo politikë” një dimension të gjerë shoqëror dhe kulturor, duke reflektuar ndjeshmërinë e opinionit publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement