Edi Rama shpërthen ndaj Hagës: Duan t'i varrosin të gjallë, s'mund ta gëlltis gjithë atë mal me m*t që nxori sot ajo prokurori - Gazeta Express
string(97) "edi-ramashperthenndajhages-sme-vijne-fjalet-nxoren-nje-mal-me-mut-ne-zemer-te-evropes-demokratike"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 20:13

Edi Rama shpërthen ndaj Hagës: Duan t’i varrosin të gjallë, s’mund ta gëlltis gjithë atë mal me m*t që nxori sot ajo prokurori

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 20:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Prokuroria e Gjykatës Speciale propozoi nga 45 vjet burg për krerët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin.

Rama tha se po e pyesin miq nga Prishtina pse nuk ka reaguar për këtë.

Ai tha se po mundohet ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave.

“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!  Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement