Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar ashpër ndaj kritikave që po bëhen rreth formatit të Big Brother VIP Kosova, pas debatit për kërkesën e ish-lojtares Alba Pollozhani për t’u mbuluar me shami brenda shtëpisë.
Gjatë diskutimit në emisionin “Kosova Live”, Avdiu kritikoi qasjen përjashtuese dhe gjykimet ndaj zgjedhjeve personale, duke e quajtur reagimin e një pjese të shoqërisë si “primitive”.
Ajo pati edhe një koment të drejtpërdrejtë për opinionisten e këtij formatiLeonora Jakupi, e cila i kishte thënë Albës se, nëse dëshiron të mbulohet, duhet të dalë jashtë shtëpisë.
Sipas Avdiut, askujt nuk i takon të vendosë për veprimet personale të dikujt tjetër.
“Sa i përket komentit të Leonorës, ajo nuk është askush me i thonë Albës ‘dil jashtë dhe mbulohu’. Atëherë duhesh me i thonë edhe ‘dil jashtë dhe zhveshu’, ‘dil jashtë dhe veshu’, ‘dil jashtë dhe rregullo flokët’, ‘dil jashtë dhe zgjati flokët’. Është e njëjta gjë. Prandaj nuk guxon me i thonë askujt ‘dil jashtë’, aq më pak për shami apo diçka të ngjashme. Nëse ajo ka vendos me u falë, me agjëru apo me e qitë shaminë, pse duhet me dalë ajo jashtë? M’fal, çu dil jashtë ti. Ti vazhdo, mos rri aty, po le të rrijë ajo, sepse nuk duhet me i thonë askujt ‘Çu dil jashtë’’– tha ajo.
Deklarata e plotë nga emisioni:
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...