Interi do t’i ofrojë kontratë të re Chivus - Gazeta Express
string(41) "interi-do-ti-ofroje-kontrate-te-re-chivus"

Futboll

Gazeta Express

07/02/2026 11:23

Interi do t’i ofrojë kontratë të re Chivus

Futboll

Gazeta Express

07/02/2026 11:23

Raportimet në Itali thonë se Interi ka vendosur tashmë t’i ofrojë trajnerit të tyre, Cristian Chivu, një kontratë të re pas qershorit 2027.

Gazetat sportive italiane, “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport”, raportojnë se Interi do t’i ofrojë Chivut një kontratë të re në fund të sezonit.

Nerazzurri janë të vendosur të vazhdojnë me 45-vjeçarin edhe për vitet e ardhshme, prandaj janë gati të zgjasin kontratën e tij pas qershorit 2027.

Sipas raportimeve, Chivu do të marrë një zgjatje kontrate për një vit me rritje page.

Trajneri i Interit aktualisht fiton 2.5 milion € për sezon, dhe paga e tij e re do të varet nga rezultatet që ekipi arrin në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve në pjesën e dytë të kampionatit.

Aktualisht, Interi është ende në garë në tre kompeticione.

Ata janë liderë në tabelën e Serie A me një avantazh prej pesë pikësh mbi rivalët qytetarë, Milan. Gjithashtu janë kualifikuar për gjysmëfinalen e Coppa Italia dhe për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement