Jurgen Klopp “luajti rol” që Manchester United të humbë një objektiv, me një transferim prej 21.5 milion £ të finalizuar - Gazeta Express
string(115) "jurgen-klopp-luajti-rol-qe-manchester-united-te-humbe-nje-objektiv-me-nje-transferim-prej-21-5-milion-te-finalizuar"

Sport

Gazeta Express

04/02/2026 19:21

Jurgen Klopp “luajti rol” që Manchester United të humbë një objektiv, me një transferim prej 21.5 milion £ të finalizuar

Sport

Gazeta Express

04/02/2026 19:21

Mesfushori 19-vjeçar Patrick Zabi duket se ka ndjekur këshillën e Jurgen Klopp dhe do të bashkohet me Paris FC këtë verë, duke lënë pas një mundësi për Manchester United.

Sipas mediave franceze, klubi parisian fitoi garën për shërbimet e mesfushorit të Stade Reims me një marrëveshje prej 21.6 milionë £, duke mposhtur edhe Bournemouth dhe Newcastle.

Klopp, i cili tashmë shërben si këshilltar për futbollin global në Red Bull, ka luajtur rol kyç në zgjedhjen e Zabit, duke e këshilluar të bashkohet me klubin francez dhe të ndjekë rrugën e zhvillimit profesional nën drejtimin e Red Bull.

Ky vendim nënvizon ndikimin e ish-trajnerit të Liverpool në merkato dhe e bën të qartë se Manchester United humbi një nga objektivat e saj kryesorë për verën 2026. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement