Agjenti i Sandro Tonalit, Beppe Riso, ka mohuar raportimet se ai ia ka ofruar mesfushorin e Newcastle United Arsenalit, por ka lënë të hapur derën për Juventusin: “Do ta vlerësojmë në mars”.
Kohët e fundit kishte zëra se “Topçinjtë” kishin qenë në bisedime për mesfushorin gjatë merkatos së janarit, por Newcastle e mbylli menjëherë derën.
Tani, “The Athletic” pretendon se ishte pikërisht agjenti i Tonalit ai që kontaktoi drejtorin e Arsenalit, Andrea Berta, dhe propozoi një transferim të mundshëm.
Riso foli këtë pasdite për “Sky Sport Italia” dhe u pyet për interesimin e Arsenalit.
“E lexova, por Newcastle nuk do ta lërë Sandron të largohet në janar dhe ne kurrë nuk kemi folur me Arsenalin për këtë,” tha përfaqësuesi i Tonalit.
Kjo vjen pas raportimeve të muajve të fundit se 25-vjeçari po shqyrtonte një rikthim të mundshëm në Serie A, te Juventusi.
“Do ta vlerësojmë në mars nëse Newcastle është i hapur për diçka, por për momentin ai po luan në Ligën e Kampionëve dhe nuk është koha e duhur për të folur për këtë,” shtoi ai.
Kjo hap një skenar ku ylli i “Azzurrëve” mund të jetë në kërkim aktiv të një klubi të ri përtej “Magpies”, të cilëve iu bashkua nga Milani në vitin 2023 për 60.8 milionë euro plus bonuse.
Kontrata aktuale e Tonalit me Newcastle United është e vlefshme deri në qershor 2028, ndërsa Milani ka të drejtë për 10 për qind të çdo transferimi të ardhshëm.
Tonali ka zhvilluar deri tani 35 paraqitje zyrtare këtë sezon me skuadrën e Premierligës, duke kontribuar me pesë asistime./GazetaExpress/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...